Lajmet e fundit
, 26.09.2005
Lidhur me interpelancën e kryeministrit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka vënë në procedurë kërkesën e Grupit Parlamentar të PDK-së për interpelancë të kryeministrit. Rregullora e punës së Kuvendit, parasheh përgjigjen e kryeministrit në afatin prej 15 ditësh. Koha ka qenë tepër e shkurtë për tu radhitur interpelanca e kryeministrit në seancën e 28 shtatorit.
Kryeparlamentari Daci priti përfaqësuesin personal të Havier Solanës në Kosovë, Fernando Gjentilini
Gjentilini është njoftuar se janë thirrur për nesër ( më 27 shtator ) liderët e partive relevante të vendit për të biseduar rreth modaliteteve, fryt i të cilave do të ishte dhënia e përkrahjes unanime Grupit për Status në Kuvend