Lajmet e fundit
2005
- , 30.11.2005
Përshëndesim lirimin e Fatmir Limajt
- , 30.11.2005
Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës Austriake në Kosovë, Alexander Bayerl
Vlerësohet mbështetja e vazhdueshme e Austrisë për Kosovën. Si kryesuese e radhës së Unionit Evropian, Vjena mund të ndihmojë zgjidhjen e statusit. Institucionet e Kosovës duan të krijojnë rrethana për ushtrimin e plotë edhe të lirive fetare, si dhe kultivimin dhe ruajtjen e gjithë trashëgimisë së etnive që jetojnë në Kosovë.
- , 30.11.2005
Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa shqyrtoi Projektligjin për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës për vitin 2006
Projektligji duhet t’ iu nënshtrohet të gjitha procedurave të rregullta të shqyrtimit dhe aprovimit të ligjeve në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht të aprovohet si ligj. Të gjitha organizatat buxhetore kanë arsyetuar kërkesat e tyre, mirëpo në rrethanat limituese materiale të Kosovës ato nuk ka pasur mundësi të përmbushen në tërësi
- , 29.11.2005
Kryeparlamentari Daci priti drejtorin për çështje politike dhe të sigurisë në Qeverinë Franceze, Dy Laurens
Grupi negociator i Kosovës ka kredibilitet dhe unitet të plotë veprimi. Duam të krijojmë një shtet ligjor dhe të hapur që garanton të drejtat e njeriut, të minoriteteve dhe pronën. Procesin do ta përfundojmë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare
- , 25.11.2005
Kryeparlamentari Daci priti drejtorin e Projektit për drejtësi në periudhën e tranzicionit, z. Bruce Jackson
Kosova ka nevojë për ekspertë dhe institucione që kontribuojnë në mbarëvajtjen e Procesit negociator
- , 24.11.2005
Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa shqyrtoi Projektligjin për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës për vitin 2006
Të respektohen procedurat e shqyrtimit dhe procedimit të këtij Projektligji
- , 23.11.2005
Kryeparlamentari Daci priti shefin e Shtyllës parë të UNMIK-ut, Jean Dussourd
Ministritë e reja do të krijohen para Krishtlindjeve. Ligji për Policinë do të shpallet si rregullore e UNMIK-ut. Të barten kompetencat nga MSHP në Kuvend, sa i përket menaxhimit të ndërtesës, teknologjisë informative dhe shërbimeve të tjera në Kuvend
- , 21.11.2005
Kryeparlamentari Daci priti kryetarin e ADSH-së, Neritan Ceka
Të gjithë shqiptarët e duan pavarësinë e Kosovës. Të thellohet bashkëpunimi ndërinsitucional ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Të krijojmë struktura ekonomike komplementare, ështëthënë në takimin Daci-Ceka.
- , 18.11.2005
Nga mbledhja e Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar
Prezantohet “ Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën”. Nuk mund të kalohen etapat e parapara për anëtarësim në UE, por mund të përshpejtohen hapat nga vetë kosovarët.
- , 17.11.2005
Kryeparlamentari Daci priti një delegacion të ambasadorëve të Organizatës së Konferencës Islamike
Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme. Kërkohet hapja e zyrave të kësaj organizate në Kosovë, si dhe të njihen dokumentet e UNMIK-ut. Në çështjen e pozitës së minoriteteve kërkohet reciprocitet edhe nga ana e Serbisë .
- , 17.11.2005
Kuvendi miratoi Rezolutën për konfirmimin e vullnetit...
Pas takimesh të Kryesisë, të grupeve parlamentare dhe të punës së sotme të Grupit punues për harmonizimin e tekstit, sot në orët e pasditës Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën për konfirmimin e vullnetit politik të popullit të Kosëvës për Shtet të Pavarur dhe Sovran. Miratimi u bë njëzëri, me aklamacion të fuqishëm të deputetëve dhe duke u...
- , 16.11.2005
Nga takimi i kryeparlamentarit Daci me kryetarin e PDK-së, Thaçi
Në Seancën e 17 nëntorit do të shtrohet për miratim rezoluta e cila do të balancojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe të mazhorancës shqiptare, si dhe do të ruaj unitetin funksional dhe marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare.
- , 16.11.2005
Kryeparlamentari Daci u takua sot me një delegacion të deputetëve nga Maqedonia dhe Mali i Zi
Finalizimi i vullnetit politik të Kosovës- angazhim kryesor. Sa i përket procedurave dhe rregullave të punës, Parlamenti i Kosovës është parlament evropian. Parlamenti i Kosovës do të ketë rol vendimtar në ratifikimin e marrëveshjeve që do të merren në nivel të ekipit negociator të Kosovës
- , 16.11.2005
Shefat e grupeve parlamentare takohen me deputetë nga Maqedonia dhe Mali i Zi
Gatishmëri për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet vendeve të rajonit. Synim i përbashkët i të tri vendeve për anëtarësim në UE dhe në NATO
- , 15.11.2005
Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës së Turqisë në Prishtinë, Volkan Turk Vural
Bashkëpunim i frytshëm ndërmjet dy parlamenteve. Lidhje të fuqishme historike të Turqisë me Kosovën
- , 15.11.2005
Daci ka pritur shefin e Zyrës së Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Mark Dickinson
Është biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe për agjendën e seancës plenare të radhës
- , 15.11.2005
Grupi Parlamentar i PDK-së nuk e pranon dorëheqjen e Hysenit
- , 14.11.2005
Daci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin Rama
Bashkëpunim i frytshëm institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Janë arritur rreth njëzetë marrëveshje për lëmenj të ndryshëm të jetës.
- , 14.11.2005
Kryeparlamentari Daci priti drejtorin e ICG-së në Kosovë, Alec Andersen
Kuvendi vlerëson punën e Grupit Ndërkombëtar të Krizave. Situata politike në vend, e qëndrueshme. Institucionet e Kosovës, bashkë me faktorët ndërkombëtarë do ta shpiejnë Kosovën drejt cakut të synuar
- , 11.11.2005
Kryeparlamentari Daci priti kryetarin e Komunës së Mamushës, Arif Bytyq, me bashkëpunëtorë
Pilotprojektet komunale duhet të tregohen të suksesshme. Të gjenden mundësi për krijimin e fondit komunal për zhvillim ekonomik dhe ngritjen e infrastrukturës komunale. Të tërhiqen investimet turke në komunë dhe në gjithë vendin. Banorët e Mamushës përkrahin pavarësinë e Kosovës
- , 10.11.2005
Mbledhje e përbashkët për Rezolutën
Në seancën e 17 nëntorit shtrohet për miratim Rezoluta e nënshkruar nga shefat e grupeve parlamentare dhe kryetari i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Hydajet Hyseni paralajmëron dorëheqje nga posti i kryetarit të Komisionit për Çështje Juridike, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese.
- , 09.11.2005
Kryeparlamentari Daci ngushëllon familjen Sallahu
- , 09.11.2005
Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa shqyrtoi Raportin e Përkohshëm të Buxhetit nëntëmujor të vitit 2005
Vërehet përmirësim i dukshëm në procesin e raportimit të ecurive të buxhetit , krahasuar me periudhat paraprake
- , 07.11.2005
Kryeparlamentari Daci takoi drejtuesit e komisioneve
Të përmirësohen kushtet për punë të komisioneve. Të përshpejtohet dinamika e punës për amendamentimin e projektligjeve. Ministritë të kujdesën më shumë për formulimet juridike dhe gjuhësore të projektligjeve të propozuara.
- , 07.11.2005
Dëgjim publik lidhur me Projektligjin për arsimin dhe aftësimin profesional në Komisionin Parlamentar për Arsim...
Bazë për rrjedha më të hovshme zhvillimi në arsimin dhe aftësimin profesional
- , 02.11.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Akademik Nexhat Daci, uron qytetarët e besimit islam me rastin e festës së Fitër Bajramit
- , 01.11.2005
Nga mledhja e rregullt e Komisionit për shëndetësi, punë dhe përkujdesje sociale të Kuvendit të Kosovës
Komisioni i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës, që në emër të Fondit për pensionistë dhe invalidë të punës nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, të lejohen mjete shtesë në shumën prej 6 milionë euro
- , 01.11.2005
Seanca Plenare e Kuvendit - më 17 nëntor
Deri atëherë duhet të harmonizohet teksti i Rezolutës për konfirmimin e vullnetit të popullit për pavarësi. Në seancë do të shqyrtohen gjashtë projektligje.