Lajmet e fundit
Të mërkurën mbahet takimi në të cilin do të diskutohet për buxhetimin gjinor
, 14.03.2017
Të mërkurën, më 15 mars 2017, organizuar nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe mbështetur nga UNDP-ja, mbahet takimi i deputeteve të Kuvendit dhe mbi 100 asambleisteve nga komuna të ndryshme të Kosovës, në të cilin do të diskutohet për buxhetimin gjinor. 
 
Takimi është planifikuar të ofrojë fokus të ri në aspektet e buxhetimit gjinor dhe të paraqes përpjekje të re në forcimin e mëtejmë të kapaciteteve të gruas në politikë, për të adresuar në mënyrë të përbashkët çështjet e buxhetimit gjinor dhe për promovimin e barazisë gjinore brenda kontekstit dhe rrethanave aktuale në Kosovë.
 
Vendi: Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, Salla e seancave plenare
Koha: 11:00
Agjenda: 
11:00 - 11:10	Fjala e mirëseardhjes
Znj. Blerta Deliu, kryesuese e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës
11:10 - 11:20	Kuvendi dhe fuqizimi i grave në Kosovë
 Zt. Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës
 
11:20-11:30           Mbështetja e UNDP-së për fuqizimin e e grave në Kosovë
 Znj. Alessandra Roccassalvo, zëvendëse e përfaqësuesit të                  
 përhershëm, UNDP Kosovë
11:30-11:50         Rëndësia e buxhetimit gjinor për ndryshime sociale
 Anëtaret e Bordit të Grupit të Grave të Kuvendit të Kosovës
11:50-12:00 Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës
12:00 - 13:30      Buxhetimi gjinor në qeverisjen lokale: Rëndësia, sfidat dhe  
 hapat e ardhshëm
 Gratë përfaqësuese të kuvendeve komunale
Mirëpresim ekipet tuaja. 
 
					