Lajmet e fundit
, 09.07.2012
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Të enjten fillon mbledhja e fundit plenare e Sesionit pranveror.
Do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2012.
Do të shqyrtohet për herë të dytë Projektrregullorja e Kuvendit.
Ministrja Mimoza Kusari-Lila paraqitet në interpelancë lidhur me vendimin e marr nga MTI për... Nga takimi i kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, me kryetarët e komisioneve
Përfaqësimi në takimin e tretë plenar të dialogut të procesit të stabilizim asocimit, të jetë sa më dinjitoz e me të dhëna koncize lidhur me punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
U përkrah raporti i dytë për zbatimin e Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian, për vitin 2012.
Anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe përkrahën një sërë projektligje, me amendamentet e komisioneve funksionale, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Nga dëgjimi publik i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
Miratimi i Projektligjit për shëndetësi do të shënojë fazën e parë të reformës në sistemin shëndetësor.
U shtrua nevoja që gjatë fazës së amendamentimit, projektligji tu nënshtrohet disa plotësim-ndryshimeve
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim