Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019
Mbledhja e Kryesisë
, 30.04.2012 15:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Kryesisë, të mbajtura më 17 dhe 18 prill
2012,
2. Përgatitjet për mbledhjen plenare të radhës:
1. Interpelancë me zëvendëskryeministren, Edita Tahiri lidhur me fatin e të zhdukurve në raport
me bisedimet me Serbinë, në Bruksel, sipas kërkesës së Grupit të deputetëve nënshkrues,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për themelimin e Agjencisë për Shërbimet e Navigacionit Ajror,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në të
ardhurat personale,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në të
ardhurat e korporatave,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi
vlerën e shtuar,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Doganor dhe të
akcizave në Kosovë,
7. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin
2011,
8. Shqyrtimi i Raportit të punës të Institutit Gjyqësor të Kosovës, për vitin 2011,
9. Shqyrtimi i Raportit të punës të Komisionit të Pavarur të Mediave, për vitin 2011,
10. Shqyrtimi i Raportit të punës të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, për vitin
2011,
11. Shqyrtimi i Raportit të punës të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2011,
12. Shqyrtimi i Propozimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për emërimin e anëtarit në
Komisionin për Kërkesa Pronësore.
II. Shqyrtimi i propozimeve, i rekomandimeve dhe i kërkesave:
1. Rekomandimi i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe
Peticione për debat parlamentar lidhur me çështjen e personave të zhdukur,
2. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e
Radiotelevizionit të Kosovës, për mbulimin e shpenzimeve të auditimit të performancës
së RTK-së,
3. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e
institucionit të Avokatit të Popullit, për caktimin e pagës së zëvendësavokatëve të popullit, si
dhe njoftimi me reagimin e Avokatit të Popullit lidhur me rrjedhjen e mbledhjes së KBF,
4. Njoftimi i Komisionit për Legjislacion lidhur me emërimin e anëtarit të Bordit të Agjencisë
Kosovare të Pronës,
5. Kërkesa e Komsionit ad hoc për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, për
afat shtesë,
6. Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës, për vitin 2011.