Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Mbledhja e Kryesisë

, 01.10.2012 11:00

R e n d i i d i t ë s

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 24 shtator 2012,


2. Konfirmimi i rendit të ditës për seancën plenare më 4 tetor 2012:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,

4. Votimi i Raportit vjetor të performancës me pasqyrat e audituara financiare të Zyrës së
Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2011,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pagat e funksionarëve publik,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së
përfituar me vepër penale,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti,

9. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Universitetit të Prishtinës,
për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2011,

10. Shqyrtimi i Propozim vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e
anëtarëve në Bordin e Pavarur për Rishqyrtimin e ankesave,

11. Shqyrtimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës,

12. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Alma Lama lidhur me shpenzimin e
fondeve publike nga ana e Qeverisë së Kosovës,

13. Interpelanca e ministrit, Enver Hoxhaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së
lidhur me gjendjen në politikën e jashtme të Kosovës.

 

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave:


1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për punimet nga metalet e çmuara,

2. Procedimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë e
Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,

3. Procedimi i Projektligjit për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë,

4. Procedimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe
mineralet, hartuar nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri,

5. Shqyrtimi i Raportit të punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2011.