Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Mbledhja e Kryesisë

, 22.10.2012 11:00

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 15 tetor 2012,

 

2. Përgatitjet për mbledhjen plenare të radhës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e duhanit,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për sistemin e pagesave,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për zonat ekonomike

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për regjistrimin e pengut në regjistër për sendet e
luajtshme,

10. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale për
mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të Punës,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për vitin 2011,

12. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e tre anëtarëve në
Bordin për Ankesa të Mediave.

 

 

3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe kërkesave:

1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me zgjatjen e periudhës
kalimtare të lirimeve nga Tatimi i Vlerës së Shtuar deri më 31 dhjetor 2014,

2. Njoftimi për dorëheqjen e disa deputetëve të Kuvendit nga grupet parlamentare.