Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Mbledhja e Kryesisë

, 18.03.2013 11:00

R e n d i i d i t ë s

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 11 mars 2013,


2. Përgatitjet për mbledhjen plenare të radhës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve "Shota" dhe për Ansamblet e tjera,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për veprimtari kërkimore, shkencore, inovacione dhe teknologji,

6. Debat parlamentar për gjendjen ekonomike në Kosovë, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

7. Shqyrtimi i Raportit të performancës së Ndërmarrjeve Publike, për vitin 2011,

8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media.

 

3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:


1. Ratifikimi i Vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e Universiteteve Publike në Gjakovë, në Gjilan dhe në Mitrovicë,

2. Debat Parlamentar për ndryshimin e politikave fiskale në funksion të nxitjes, rritjes së prodhimtarisë vendore dhe zhvillimit ekonomik në tërësi, sipas kërkesës së deputetit Ramiz Kelmendi, i mbështetur nga deputetët nënshkrues,

3. Propozim-Rregullorja për orarin e punës dhe kompensimet për nëpunësit civil të Administratës së Kuvendit të Kosovës,

4. Kërkesa për mbulimin e shpenzimeve me rastin e vizitës në Kosovë prej datës 1-4 prill 2013, të Kryetares së Këshillit Nacional dhe të Kuvendit Federal të Zvicrës, SH. T. Znj. Maya Graf dhe delegacionit të saj,

5. Kërkesa e deputetëve Adem Grabovci dhe Lutfi Haziri për mbajtjen e Lutjeve të Mëngjesit për pjesën e Evropës Juglindore në Prishtinë, më 24 deri me 26 maj 2013,

6. Njoftimi i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me vizitën zyrtare të realizuar në Bruksel, prej 4 deri me 5 mars 2013,

7. Njoftimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me vizitën zyrtare të realizuar në Bruksel, me datë 21 shkurt 2013.