Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Seancë Plenare

, 19.02.2016 10:00

Rendi i ditës

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-237 dhe me Ligjin nr. 05/L-068,

5. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10,

6. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2014 për projektin e Huas,

7. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë Kosovë - UniCredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në QKUK,

8. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për realizimin e Projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit,

9. Votimi i propozim-amendamentit nr. 25 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i riproceduar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për regjistrimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësimin e të papunëve, punëkërkuesve dhe punëdhënësve,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kundërvajtje,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,

16. Shqyrtimi i propozim-Rregullores për procedurat e zgjedhjes dhe shkarkimit të Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij,

17. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për standardizimin,

18. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Policinë,

19. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin Bujqësor,

20. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2016,

21. Zgjedhja e një (1) anëtari në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe

22. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.





 1
 4
 5
 6
 7
 8
 9
 11
 12
 13
 14
 15
 16
 18
 19
 20