Lajmet e fundit
Delegacioni nga Parlamenti i Austrisë nesër takon Komisionin për Integrime Evropiane dhe atë për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës
, 20.01.2016
Në vazhdën e takimeve në Kuvendin e Kosovës, Grupi i Miqësisë Austri -Kosovë i Parlamentit të Austrisë, nesër, më 21 janar 2016, do të  ketë takime të ndara me dy komisione parlamentare: Komisionin për Integrime Evropiane dhe atë  për Punë të Jashtme. 
 
 Agjenda e takimeve:
08:30-09:30   Takim me Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës se Kosovës
 Vendi: Ndërtesa e Kuvendit, Salla S-II
 Mediat: pamje
09:30-10:30   Takim me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës se Kosovës
 Vendi: Ndërtesa e Kuvendit, Salla S-I
 Mediat: pamje
10:45-11:15   Konferencë e përbashkët për media e delegacionit nga Parlamenti i Austrisë dhe kryetarët e komisioneve të lartpërmendura, Teuta Sahatqija dhe Enver Hoxhaj 
 Vendi: Holli para Sallës  S-I
Përbërja e delegacionit nga Parlamenti i Austrisë:
 
z. Christoph Vavrik, deputet 
z. Hannes Weninger, deputet 
z. Wolfgang Gerstl, deputet 
znj. Judith Schwentner, deputet 
z. Christoph Hagen, deputet 
z. Gerhard Dörfler, deputet 
z. Bernard Stocker, Administrata e Parlamentit Austriak
z. Roman Pable, Administrata e Parlamentit Austriak
 
					