Lajmet e fundit
Deputetja Emini priti udhëheqësin e Misionit ndërlidhës të Sllovakisë në Kosovë, Batáry
, 06.09.2016
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane , Njomza Emini, ka pritur sot z. L'ubomir Batáry - udhëheqës i Misionit së Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, me të cilin ka biseduar për aktivitetet dhe punën e Komisionit për Integrime Evropiane, si dhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës.
z. L'ubomir Batáry, shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit me komisionin  për procesin e integrimeve evropiane të vendit tonë.
Kryetarja e komisionit, Emini, falënderoi udhëheqësin e Misionit për takimin. Ajo e njoftoi  atë  për aktivitetet dhe punën e Komisionit për Integrime Evropiane, si dhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës.
Znj. Emini e ka falënderuar z.Batáry për përkrahjen e Sllovakisë dhënë Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke shprehur gatishmërinë  e saj dhe të komisionit  të cilin e udhëheq, për të rritur dhe forcuar  bashkëpunimin në të ardhmen.
z. L'ubomir Batáry, e falënderoi deputeten Emini  për pritjen dhe  e informoi  atë për prioritetet e Presidencës së BE-së e cila udhëhiqet tani nga Sllovakia.  Ndërsa sa i përket politikës së zgjerimit tha vendi i tij  ofron  mbështetje për shtetet të cilat aspirojnë të integrohen në Bashkimin Evropian.
Po ashtu z. Batáry u shpreh  i  gatshëm për rritjen e bashkëpunimit, me komisionin, në procesin  e integrimit evropian të Kosovës.