Lajmet e fundit
Në vigjilje të 15 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë
, 13.09.2016
Në vigjilje të  15 Shtatorit,  Ditës Ndërkombëtare të  Demokracisë, Kuvendi i Republikës së  Kosovës, organizon   konkurs  për  nxënësit e talentuar në pikturë të shkollave të mesme  ( klasat:   X, XI dhe XII) të shtatë qendrave rajonale: Prishtinë, Prizren, Pejë  Gjilan, Ferizaj,Gjakovë dhe Mitrovicë, si dhe për nxënësit nga komuniteti serb të  Komunës së Parteshit.
Në konkurs marrin pjesë 35 piktorë të rinj nga shkollat e mesme, ndërkaq do të shpërblehet tri punimet më të mira:
Vendi i parë:   300 euro;
Vendi i dytë :  250 euro;
Vendi i tretë :  200 euro.
Shpërblimet do të ndahen solemnisht të enjten, më 15shtator 2016, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.