Lajmet e fundit
Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë
, 14.09.2016
Nesër, më 15 shtator 2016, Kuvendi i Kosovës  shënon tradicionalisht  Ditën
Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.
Qytetarë, studentë dhe nxënës (nga shtatë qendrat rajonale të Kosovës, transportin e të cilëve e ka organizuar Kuvendi) do të vizitojnë  ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.
Në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë do të shpaloset  Plani i veprimit për transparencë parlamentare dhe do të organizohen  aktiviteteve  të ndryshme  që e afirmojnë  ndërtimin e demokracisë.
AGJENDA 
10.00 		Ceremonia e hapjes
 Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës 	
 James Hope, drejtor i Zyrës së USAID- në Kosovë.
10.10-10.15 Dorëzimi i hulumtimeve parlamentare nga KDI tek Kuvendi.
10.15-15.30		Aktivivitete paralele:
Hapja e Panairit të organizatave të shoqërisë civile :			
 Aktivitetet e Grave Deputete; 	
 Promovimi i platformës "Vota ime";
 Promovimi i punëtorive të Demokracisë;
 Kuizi i Demokracisë "Demokracia 2030".	
 
10.30-10.50	         Ekspozita e pikturës me temë "Demokracia 2030"	
 (ndarjes e shpërblimeve për punimet më të mira);
11:00 -11:40	Konferencë- Lansimi dhe promovimi i Planit të Veprimit për        Kuvend të hapur dhe transparent (salla-409);								
11:40 -12:20       Shfaqja e filmit dokumentar "Çka do të thotë Demokraci për 
 ju", të përgatitur nga OSBE	(salla 409);
14.30 -15.00	Shfaqje teatrale me temë "Demokracia dhe pjesëmarrja qytetare" (Holli i Kuvendit);		
16.00 		Mbyllja.