Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë
, 16.09.2016
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), i kryesuar nga kryetari i Komisionit Haxhi Shala, mbajti sot mbledhjen e radhës.
Në këtë  mbledhje komisioni ka shqyrtuar  platformën e AKI-së për siguri dhe inteligjencë. Është diskutuar po ashtu edhe për mënyrën e  implementimit të saj. Lidhur me këtë,  Komisioni mori vendim që në mbledhjen e radhës të ftohet drejtori i AKI-së, për të raportuar rreth  implementimit të kësaj platforme.