Lajmet e fundit
Deputetja Emini priti në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, Jean Claud Schlumberger
, 23.09.2016
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e deritashëm të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jean Claud Schlumberger.
Me këtë rast, kryetarja e Komisionit ka falënderuar  ambasadorin Schlumberger për  kontributin e  tij për forcimin e demokracisë në Kosovë dhe vlerësoi  rolin e ambasadorit Schlumberger gjatë misionit të tij në këto katër vitet e fundit për forcimin e demokracisë në Kosovë. Po ashtu, Emini ka  falënderoi ambasadorin  për bashkëpunimin.
Në anën tjetër, shefi i deritashëm i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean Claud Schlumberger, është shprehur i kënaqur me rolin që ka pasur Misioni i  OSBE-së në Kosovë.