Lajmet e fundit
Komisioni për Punë të Jashtme priti përfaqësuesit e shoqatës gjermane Berliner Kellerunde 
, 07.10.2016
Komisioni për Punë të Jashtme , i kryesuar nga Elmi Reçica, kryetar, ka pritur sot  përfaqësuesit e shoqatën gjermane " Berliner Kellerunde ", shoqatë kjo që  ka luajtur rol aktiv në bashkimin e Gjermanisë . Ndërsa qëllimi i mëtutjeshëm i shoqatës , kanë theksuar miqtë  gjermanë,  është kultivimi  sa më intensiv i marrëdhënieve me shtetet fqinje evropiane, si kontributit për një Evropë  të fortë, stabile  dhe me  barazi sociale.
Kryetari,Recica , mirëpriti përfaqësuesit e shoqatës " BerlinerKellerunde" duke iu dëshiruar mirëseardhje dhe falënderuar për vizitën. Recica , para të pranishmëve foli  për raportet e mira të shqiptarëve me shtetin Gjerman, duke pasur parasysh që me shpërbërjen e ish-jugosllavise , një pjesë e madhe e qytetarëve tanë kanë migruar, dhe shteti gjerman ua ka hapur dyert, qytetarëve tanë për të jetuar dhe punuar atje. "Ne i jemi shumë mirënjohës shtetit gjerman, sepse me ndihmën  tuaj kemi arritur pavarësinë e shtetit të Kosovës",  tha Reçica.
Kryetari i Shoqatës, " BerlinerKellerunde" z. KlausNeuman, i cili e ka kryesuar delegacionin, duke  i  prezantuar kolegët e tij, të cilët vinin nga profesione të ndryshme , ka deklaruar para anëtarëve të komisionit se, për Kosovën na ka folur në mënyrë shumë impresionuese ambasadori  i Gjermanisë në Kosovë. Mysafirëve gjermanë u kishte bërë përshtypje  numri i madh i të rinjve këtu. Në këtë kontekst, Neuman  u bëri pyetje anëtarëve te komisionit pse  shumica e të rinjve inteligjentë synojnë ta braktisin Kosovën, për të  gjetur  hapësirë dhe kushte për jetesë në vende tjera. Ai tutje është interesuar për perspektivën  e të rinjve të Kosovës , për vizionin që kanë ata  dhe për atë se  çfarë mund  t'u ofrojë politika kosovare.
Deputetja ,Blerta Deliu-Kodra është  përgjigjur se  Kosova është shtet i vogël dhe i pazhvilluar ekonomikisht, ndërkaq si arsye të këtij migrimi e ka parë përmendur  vonimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ajo, ndërkaq  e ka falënderuar shtetin gjerman  për lejimin e  vizave të  punës për  qytetarët e vendit tonë.. "Shteti ynë ende ka nevojë për ndihmën e juaj" , tha ne fund znj. Deliu.
Ndërsa , anëtari tjetër i Komisionit, Zafir Berisha , e falënderoi shtetin  duke e quajtur Gjermaninë shtëpi që e ka ndihmua Kosovën, përveç se në punësim, edhe në  arsim. Tutje Berisha shtoi se, Kosova  ka kaluar nëpër vështirësi të mëdha, duke pohuar faktin se vendi  edhe pas 18 viteve,ka ngecje në zhvillim ekonomik . "Ngecja në këtë fushë nuk na takon vetëm politikës Kosovare . Bashkësia ndërkombëtare ka pasur shume misione në Kosovë,  si: UNMIK-un dhe EULEX-in të cilët e kanë keqpërdorur misionin e tyre, kurse ne, si shtet, ende i vuajmë pasojat e tyre" , ka theksuar. Berisha.  
Sekretarja e shoqatës , znj. Magrid Neuman , tha se për të pasur zhvillim ekonomik e rëndësishme është të  rritet eksporti, si dhe prodhimi, këtu në Kosovë. "Përveç se siguri dhe zbatim të Ligjit, doemos kërkohet  dhe të mos ketë korrupsion.", ka thënë ajo. 
Ndërsa, Dimetre ,Zavlaris,anëtar i shoqatës, iu drejtua të pranishmëve: " Ju  politikanët vendosni se si duhet të zhvillohet vendi , ju jeni që krijoni  afërsi  me qytetarët, si ta bëni lidhjen mes ideve  dhe politikave shtetërore".
Ndërsa, krejt në fund ,  z. Neuman, potencoi se , thelbi i misionit të shoqatës së tyre është që, Evropa t'u ofrojë të  rinjve udhëtime  falas, në mënyrë që ata të njihen me Evropen, që të ofrohen me  Bashkimin Evropian, në aspektin e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe  edukativo-arsimor. Kjo do të ishte një mundësi e mirë për të gjithë tërinjtë e Kosovës , theksoi  Neuman.
 
Kryetari Reçca, e përmbylli takimin me  përfaqësuesit gjermanë, duke i siguruar ata , se Kosova është një vend i sigurt dhe demokratik. Ai kërkoi që të njihen më  për së afërmi me realitetin kosovar dhe të mos u besojnë  imazheve jo të mira për vendin tonë , të paraqitura në disa media .