Lajmet e fundit
Kërkesë mediave
, 21.10.2016
Të nderuar drejtues të mediave vendore dhe përfaqësues të mediave ndërkombëtare  që raportojnë nga Kosova
Luteni që, nëse jeni të interesuar, të  akreditoni  gazetarët, xhiruesit dhe  fotografët e mediumit tuaj për të  përcjellë Seminarin e  93-të ROSE-ROTH , të  Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili mbahet në Prishtinë nga 22-24 tetor 2016.
Vendi: Salla "Dyar  Conference", në Hotelin "Swiss Diamond".
Koha: 8:50-17:30
Kërkesat e redaksisë të përcillen në e-mailat e zyrtarëve të Kuvendit të Kosovës:
celal.ilyas@assembly-kosova.org,    tel. kontaktues: 038 211 189 0se 044 248 932
dhe 
musli.krasniqi@assembly-kosova.org   
tel. kontaktues: 038 221136 ose 044 405 383
Për vëmendje:
Luteni që, për shkak të hapësirës së kufizuar të vendit ku mbahet takimi, mundësisht  të akreditoni numrin më të vogël të mundshëm të gazetarëve, xhiruesve  dhe  fotografëve.
Luteni që kërkesën të përcillni më së voni deri në orën 18:00 të ditës së sotme.
Gazetarët, xhiruesit  dhe  fotografët duhet të jenë në sallën e mbledhjeve deri në orën 8:20, për të kryer procedurat e verifikimit të akreditimit dhe  për të  marrë shenjat e duhura.