Lajmet e fundit
Kryparlamentari Veseli ngushëllon homologun e tij francez, Bartolone
, 07.01.2015
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, e ka ngushëlluar sot kryetarin e Asamblesë Nacionale të Francës, Claude Bartolone, me rastin e sulmit terrorist ndaj medias së lirë franceze.
Në telegramin e ngushëllimit të kryparlamentarit  Veseli  thuhet:
 
 " I nderuar kryetar i Asamblesë Nacionale të Francës, Claude Bartolone,
Në këto momente  të rënda  për kombin tuaj dhe median e lirë franceze, për pasojë të aktit terrorist me viktima  njerëzish të pafajshëm, në emër të Kuvendit të Republikës së  Kosovës dhe në emrin tim personal,  ju shpreh ngushëllimet  më të thella, e nëpërmjet jush edhe gjithë popullit të Francës.
Ndajmë me popullin mik francez dhembjen njerëzore për këtë humbje të madhe nga një akt i shëmtuar kriminal, duke ju garantuar  se do të jemi bashkë në mbrojtje të vlerave të civilizimit  modern evropian."