Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Veseli vizitoi familjen Sharkoviq në fshatin Videj të Klinës
, 07.01.2015
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka vizituar sot familjen e Millorad Sharkoviq it në fshatin Videj të Klinës për t'i uruar festën e Krishtlindjeve Ortodokse.
Kryeparlamentari  Veseli , i cili shoqërohej nga  kryetari i komunës së  Klinës, Sokol Bashota, duke u uruar të pranishmëve në këtë ditë feste, u shpreh se   familja e Millorad Sharkoviq është dëshmia më e mirë për integrimin e komunitetit serb në jetën institucionale dhe shoqërore në Republikën e Kosovës.
 I zoti i shtëpisë, Millorad Sharkoviq, është shprehur se ndjehet i  lumtur për këtë  vizitë të  kreut të Kuvendit të Kosovës, Veseli dhe kryetarit të Klinës,,Bashota, për t'u uruar festën e Krishtlindjes Ortodokse. Ai tha se një vizitë  këtillë, në një ditë të shënuar feste,është tepër e rëndësishme,  jo vetëm për  familjen e tij,  por edhe për  gjithë komunitetin serb në Kosovë.