Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Veseli uron qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të moteve
, 31.12.2014
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar sot qytetarët e Kosovës me  rastin e festës së Vitit të Ri. 
Në telegramin e urimit të  z. Veseli  thuhet:
"Gëzuar Viti i Ri, 2015!
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim personal, të
gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës kudo që ndodhen, ju uroj Gëzuar
vitin e Ri 2015, me dëshirat më të mira që ky vit të jetë i mbarë për Juve,
Familjet  Tuaja, dhe vendin tonë të dashur, Republikën e Kosovës.
Gëzuar!"