Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
, 14.05.2015
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare,  shqyrtoi Raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit (AP) për vitin 2014.  Në këtë  Raport trajtohen  çështje nga lëmi i  të drejtave të njeriut dhe zbatimi i një sërë ligjesh të kësaj fushe.   
Duke paraqitur këtë Raport, i pari i  Institucionit të Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, sqaroi se në të janë paraqitur të gjitha rastet (2224), si dhe rekomandimet (141) lidhur me të. 
Komisioni vlerësoi se Raporti i vitit 2014,  është përmbajtjesor dhe i plotëson kushtet për procedim të mëtutjeshëm. Anëtarët e komisionit po ashtu falënderuan Avokatin e Popullit ,Kurteshi, për bashkëpunimin e deritashëm.
