Lajmet e fundit
GGD-ja priti në takim delegacionin nga Instituti Evropian për Barazi Gjinore
, 05.06.2015
Grupi i Grave Deputete ka pritur sot në takim një delegacion nga Instituti Evropian për Barazi Gjinore në Lituani, të kryesuar nga znj. Therese Murphy.
Me këtë rast, deputetja dhe  kryetarja e Komisionit  për të Drejta të Njeriut Barazi Persona të Pagjetur dhe Peticione, Lirie Kajtazi , njoftoi delegacionin për punën dhe angazhimet e gjertanishme të GGD-së, duke vlerësuar se Grupi i Grave Deputete ka pasur dhe ka rol të rëndësishëm në inkorporimin e perspektivës gjinore në politikat vendore. Më tej, Kajtazi ka përmendur  miratimin e Ligjit për Barazinë Gjinore, duke  theksuar faktin se ligji i ri tani ka  kuotën prej 50 për qind të përfaqësimit gjinor. Ajo ka vënë në theks edhe ligjet tjera si ai  për pronën,  Ligji për trashëgiminë, etj , të cilët sipas saj janë ligje mjaft të mira, por ka shtuar se,   duhet një angazhim i fuqishëm për t'u zbatuar. Ndërkaq,  deputetja Shukrie Bytyqi,  duke folur për potencialin e madh të grave në  politikë  tha se Kosova do të kishte një Qeveri më të mirë po të kishte më shumë ministre.
Gjatë këtij takimi,znj  Therese Murphy,  tha se Instituti që ajo përfaqëson  ka ofruar ndihmë shteteve anëtare të BE-së dhe atyre  të para anëtarsimi në BE, për t'i  përfshirë politikat gjinore në legjislacion.  "Ne, jemi të interesuar që të përkrahim iniciativat që nxjerrin indeksin e barazisë gjinore, dhe të përcjellim ndryshimet  e  përfaqësimit të grave dhe burrave në vazhdimësi",  tha znj Murphy.
