Lajmet e fundit
Të mërkurën organizohet punëtori lidhur me bordet e agjencive të pavarura
, 23.06.2015
Nesër, më 24 qershor 2015, organizohet në Prishtinë punëtori lidhur me bordet e agjencive të pavarura.
Përfaqësues të institucioneve më të larta të vendit do të flasin në temën: " Kompetencat e Kuvendit dhe të Qeverisë në plotësimin e vendeve të lira në bordet e institucioneve dhe agjensioneve të pavarura  "
Punëtoria e cila organizohet nga  Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Kosovës mbahet  në hotelin  " Sirius"  në Prishtinë,  duke filluar në orën  10:00,
Rreth kësaj teme janë të ftuar të flasin :
-	Përfaqësues nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës,
-	Përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
-	Përfaqësues nga komisionet funksionale të Kuvendit,
-	Përfaqësues nga institucionet/agjencitë  e pavarura
-	Përfaqësues nga Shoqëria Civile.
Ndërkaq, nëntemat  e punëtorisë do të jenë:
-	Kompetencat e  Kuvendit,
-	 Autorizimet e  Qeverisë ,
-	 Ngritja e çështjeve nga ana e komisioneve funksionale,
-	Roli i  shoqërisë civile
________________________________________________________
Për informata më të hollësishme: Fehmi  PIREVA, zyrtar ndërlidhës me institucionet dhe agjensionet e pavarura
Kontakti :  
'    Tel.fix           038 211 910/10  209
 Cel.               +377   44   219    646       
*   Email : Fehmi.pireva@assembly-kosova.org dhe pirevaf66@hotmail.com
 
					