Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019
Mbledhja e Kryesisë
, 28.01.2013 11:00
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 23 janar 2013,
2. Përgatitjet për mbledhjen plenare të radhës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
4. Informimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga kryeministri i Kosovës, z. Hashim 
Thaçi për takimin e katërt të zhvilluar në Bruksel me kryeministrin e Serbisë,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për turizmin,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transportin rrugor,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për investimet e huaja,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produktet e ndërtimit,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e 
pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për inspektoratin e mjedisit, ujërave, planifikimit hapësinor 
dhe ndërtimit,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për planifikimin hapësinor, 
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme, 
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për treguesit gjeografik,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektoratin dhe 
mbikëqyrjen e tregut, 
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Institutin e Kosovës për Administratë Publike,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për administrimin e punës në zyrë,
18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet 
pensionale të Kosovës,
19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tarifat e veçanta të akcizës për prodhimin fillestar dhe 
prodhimin e vogël të produkteve alkoolike të prodhuara në Kosovë,
20. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të 
Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Avokatin e Popullit,
21. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për zgjedhjen e një gjyqtari në Gjykatën 
Kushtetuese,
22. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për zgjedhjen e një anëtari joekzekutiv të 
Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:
1. Procedimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-054 për 
Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të 
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjarët e tyre,
2. Shqyrtimi i propozimit për formimin e Grupeve të Miqësisë,
3. Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Bekim Haxhiu, i mbështetur edhe nga 19 deputetë të 
tjerë, për debat parlamentar lidhur me gjendjen e sportit në Kosovë,
4. Kërkesa e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me mos 
përmbushjen Vendimit të Kuvendit të Kosovës nga Radio Televizioni i Kosovës,
5. Njoftimi i Grupit Parlamentar të PDK-së për zëvendësimin e një anëtari në Komisionin 
për Punë të Jashtme.
