Lajmet e fundit

Brovina e Alijaj takuan Komisionaren e përkohshme të policisë së UNMIK, z. Jill S. Muncy. Situata pas intervenimit të policisë ka mundur të eskalojë

, 14.09.2004




Kryetarja e Komisionit Parlamentar për persona të kidnapuar dhe të pagjetur Flora Brovina , bashkë me nënkryetaren Sanije Alijaj, sot ishin në një takim me Komisioneren e përkohshme të policisë së UNMIK, z. Jill S. Muncy. Me këtë rast u bisedua për protestën e paradokohshme të nënave me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të zhdukur dhe pasojat që solli intervenimi i pamatur i policisë së UNMIK-ut ndaj protestuesve.Kryetarja e komisionit kërkoi sqarime se pse policia u soll në mënyrë kaq të vrazhdë ndaj pjesës më të ndieshme të popullatës, siç janë famijarët e të rrëmbyerve dhe të të pagjeturve, që janë brengë edhe e tërë popullatës së Kosovës, pikërisht në ditën e shënimit të ditës ndërkombetare, e cila shënohet kudo në botë ku ka të zhdukur. Gjendja pas ndërhyrjes së policisë ka mundur të eskaloje në një situatë të paparshikuar, por duhet falëndëruar familjarët dhe qytetarët për sjellje të matur në rrethanat e krijuara . Megjithatë, duhet pranuar, u tha me këtë rast , se një hendek u formua në mes të institucioneve vendëse dhe atyre ndërkombetare dhe familjarëve, ndaj vëmendja e bashkëbiseduesve u përqendrua në kapërcimin e kësaj situate duke forcuar besimin e ndërsjellë e me qëllim të realizimit të synimit për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Komesionerja foli për shkaqet objektive që sollën deri te kjo mosmarrëveshje , duke theksuar se organizatorët e protestave të tilla duhet të jenë në kontakt me policinë e rendit dhe t’ iu përmbahen rregullave e ligjit, duke shfaqur njëkohësisht keqardhje të thellë për ngjarjet e pakëndshme, pikërisht ndaj kësaj pjesë më të ndieshme të popullatës. Ne angazhohemi dhe jemi për shprehjen e dhembjes nga ana e familjarëve dhe respektojmë dhembjen e tyre , por kjo ishte mosmarrëveshje. Tek e fundit ne s’ kemi të drejtë të ndalojmë lirinë e fjalës dhe të shprehjes.Tani më shumë se përpara jemi të vetëdijshëm se situata ka mundur të eskalojë , sepse e dimë se sa dhembje ka sjellë ky intervenim te qytetarët, theksoi z. Jill S. Muncy . Në emër të komisionit u kërkua një takim i përbashkët në mes të udhëheqësve të tri sektorëve të policisë së UNMIK-t dhe anëtarëve të Komisionit të personave të kidnapuar dhe të pagjetur të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuseseve të familjarëve që do të mbahej javën e ardhshme.