Lajmet e fundit
Në sesionin plenar të 17 marsit shqyrtohen 13 projektligje
, 09.03.2004
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kenë shumë punë në sesionin plenar të 17 marsit, sepse sipas programit të Kryesisë parashihet të shqyrtojnë trembëdhjetë projektligje, dhjetë nga të cilat shqyrtohen për herë të parë.
Për herë të dytë do të shqyrtohen : Projektligji për Tregti me naftë dhe derivatet e saj, ai për Kinematografinë dhe Projektligji për transportin e materieve të rrezikshme.
Projektligjet të cilat do të shqyrtohen për herë të parë janë: Projektligji për materialin fidanor, ai për Ndërmarrjet, ai për Veprimtaritë hoteliere dhe turistike, Projektligji për parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, Projektligji për energjinë, ai për Rregullatorin e energjisë dhe ai për Energjinë elektrike. Do të shqyrtohen edhe projektligji për njësitë matëse, ai për Standardizimin dhe Projektligji për Marrëveshjet ndërkombëtare financiare. Anëtarët e Kryesisë, në mbledhjen të cilën e ka drejtuar kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, kanë shprehur shqetësim për moszbatimin e ligjeve të miratuara. Ata janë angazhuar edhe për njësimin e teksteve të ligjeve të miratuara dhe harmonizimin e gjithë legjislacionit të ri të Kosovës.
Në këtë mbledhje të Kryesisë, me kërkesën e koalicionit “Kthimi” është diskutuar edhe çështja e mospjesëmarrjes së deputetëve të këtij koalicioni në sesiopnet plenare të Kuvenit, për shkak të muraleve në holin e Kuvendit të Kosovës. Asnjë anëtar i Kryesisë, pos përfaqësuesve të “Kthimit”, ndërkaq, nuk ka votuar për heqjen e muraleve, por është përsëritur qëndrimi që në Kuvend ka vend edhe për piktuara nga historia e etnive të tjera.