Vende të lira pune
Konkurs
Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:
K O N K U R S
Për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për shërbimet e ujit
Autoriteti rregullator për shërbimet e ujit sipas Ligjit nr. 05/L -042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit është Autoritet i pavarur, përgjegjës për rregullimin e veprimtarive të ofruesve të shërbimit në Kosovë. Autoriteti e ka drejtorin, zëvendësdrejtorin, kuadrin profesional dhe nëpunësit.
Mandati i  drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për shërbimet e ujit
Drejtori dhe zëvendësdrejtori i Autoritetit  Rregullator për shërbimet e ujit zgjidhen për një afat 5 (pesë) vjeçar me mundësi të rizgjedhjes vetëm edhe për një mandat.
Përgjegjësitë dhe kompetencat e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për shërbimet e ujit:
1.	Drejtori i Autoritetit është përgjegjës për: 
1.1.	Administrimin dhe menaxhimin e Autoritetit; 
1.2.	Organizimin dhe punësimin e personelit, nxjerrjen e udhëzimeve administrative dhe marrjen e vendimeve për çështjet që u përkasin funksioneve të Autoritetit; 
1.3.	Menaxhimin efektiv dhe efikas të resurseve që i janë besuar Autoritetit; 
1.4.	Menaxhimin e buxhetit të Autoritetit dhe për mënyrën e shpenzimit të tij; 
1.5.	Përfaqësimin e Autoritetit Brenda dhe jashtë vendit; 
1.6.	Lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare në pajtim me ligjet në fuqi; 
1.7.	Angazhimin e ekspertëve jashtë Autoritetit;
2. Drejtori i Autoritetit ushtron edhe detyra tjera të përcaktuara me këtë ligj.
3. Në mungesë të drejtorit, Autoriteti udhëhiqet nga zëvendësdrejtori.
Kandidatët për drejtor dhe zëvendësdrejtor të Autoritetit Rregullator për shërbimet e ujit duhet t'I plotësojë këto kushte:
•	Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
•	Të ketë diplomë universiteti 4 (katër) vjeçar ose master;
•	Të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, mbi 6 (gjashtë) muaj burgim;
•	Të ketë integritet të lartë moral; 
•	Të ketë së paku 3 (tre) vjet përvojë pune menaxheriale;
•	Të mos ushtrojnë veprimtari politike,
•	Gjatë mandatit të mos ushtrojë detyra tjera publike , për të cilat shpërblehet me pagesë.
Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten këto dokumente:
•	Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
•	Letra motivuese; 
•	Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
•	Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
•	Dëshmia për përvojën e punës;
•	Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.
PROCEDURA E KONKURRIMIT
Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 29.02.2016, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "NënaTerezë" pa nr, Drejtoria e Personelit, Zyra N-217); me fax: 038 /211-183.
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. "NënaTerezë" pa nr., ose forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës - www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune, deri në orën 16:00, në
numrat e telefonit: 038/ 211-648 dhe +377 (0) 44 147-264
