Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

, 16.10.2006 13:30

Mbahet një tryezë e rrumbullakët lidhur me pengimin e pastrimit të parave dhe veprave penale që ndërlidhen me të, që organizohet nga Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa , Qendra Informative Financiare e UNMIK-ut dhe Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Ftohen mediat të marrin pjesë në fillimin e takimit, përkatësisht derisa të përfundojnë fjalët hyrëse të kryetarit të Komisionit, Naser Osmani, drejtorit të Qendrës Informative Financiare , Kevin Stephenson dhe këshilltares juridike të Zyrës Amerikane në Prishtinë, Sarah Lum.


Tryeza e rrumbullakët do të mbahet në sallën C- 301 të Kuvendit të Kosovës , duke filluar nga ora 13:30.