Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, bashkë me anëtarët e Kryesisë : Naim Maloku e Ramë Buja, si dhe deputeti Mahir Jakxhillar do të nisen në një vizitë dyditëshe zyrtare në Francë
, 28.01.2007 15:00
Të dielën, më 28 janar 2007, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, bashkë me anëtarët e Kryesisë : Naim Maloku e Ramë Buja, si dhe deputeti Mahir Jakxhillar do të nisen në një vizitë dyditëshe zyrtare në Francë.
Gjatë kësaj vizite kryeparlamentari Berisha dhe delegacioni i Kuvendit do të takohet me kryetarin e Kuvendit Kombëtar të Francës,Jean-Luis Debree, me ish-kryeministrin Eduard Baladur, dhe zyrtarë të tjerë të Kuvendit dhe të Ministrisë së Jashtme të Francës
Nisja nga Aeroporti i Prishtinës bëhet rreth orës 15