Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019
Mbledhje e rregullt
, 20.09.2005 10:00
RENDI I DITËS
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Propozimi i Rendit të ditës për Seancën e radhës me __ shtator 2005:
2.1 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurimet shëndetësore;
2.2 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës;
2.3 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për duhanin;
2.4 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për metrologjinë;
2.5 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ngrohjen qendrore;
2.6 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Procedurën Përmbaruese;
2.7 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kujdesin Shëndetësor dhe Emergjent;
2.8 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Veprimtarinë botuese dhe librin;
2.9 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Edukimin Parashkollor;
2.10 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Gjuetinë;
2.11 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Markat Tregtare;
2.12 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Minierat dhe Mineralet;
2.13 Mendimi-komentet e Kuvendit në Projekt rregulloren e UNMIK-ut për Shërbimin policor të Kosovës;
3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe kërkesave :
3.1 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Legjislativ për kompensimin e anëtarëve të Nënkomisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, peticione dhe kërkesa publike dhe angazhimin e një eksperti;
3.2 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për punë dhe mirëqenie sociale dhe persona të zhdukur për kompensimin material të personelit shëndetësor për çështjen e rregullimit të pagesës për punën gjatë kujdestarisë;
3.3 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport për miratimin e nismës për hartimin e Projektligjit për kornizën kombëtare të Kualifikimeve profesionale;
3.4 Shqyrtimi i kërkesës së komisionit për tregti dhe industri për kompensim për anëtarët e komisionit në projektligjin për ngrohjen qendrore;
3.5 Shqyrtimi i kërkesës së komisionit për tregti dhe industri për kompensim për anëtarët e komisionit në projektligjin për Koncesione;
3.6 Shqyrtimi i kërkesës së komisionit çështje gjyqësore, legjislacion dhe kornizë kushtetuese për miratimin e iniciativës së komisionit për hartimin e projektligjit për avokatin e popullit;
3.7 Shqyrtimi i kërkesës së komisionit çështje gjyqësore, legjislacion dhe kornizë kushtetuese për miratimin e kohëzgjatjes shtesë për shqyrtimin e P/L për themelimin e institutit gjyqësor të Kosovës dhe P/L për lirinë fetare dhe pozitën juridike të bashkësive fetare në Kosovë;
3.8 Shqyrtimi i kërkesës së grupit parlamentar G+6 për ndërrimin e anëtarëve të Komisionit;
3.9 Pyetje parlamentare nga deputeti Hydajet Hyseni për ministrin e pushtetit lokal;
3.10 Pyetje parlamentare nga deputeti Hydajet Hyseni për ministrin e kthimit;
3.11 Shqyrtimi i kërkesës së anëtarit të Kryesisë Gazmend Muhaxheri, për Informim më shkrim për procedurën dhe vendimin për ndërtimin e Qendrës Administrativo- protokollare në Gërmi;
3.12 Shqyrtimi i kërkesës së anëtarit të Kryesisë Gazmend Muhaxheri, për transparencë të shpenzimeve buxhetore janar-qershor 2005;
3.13 Shqyrtimi i propozimit të anëtarit të Kryesisë Gazmend Muhaxheri për përfshirje ne rend të ditës çështja e menaxhimit të shpenzimeve buxhetore të Kuvendit;
3.14 Njoftimi shtesë i deputetit të SLKM Rangjel Nojkiq lidhur me propozimin për emërimin e anëtarit të Kryesisë;
3.15 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Shëndetësi Punë, dhe Mirëqenie Sociale për krijimin e një Komisioni ad hoc për personat e pagjetur;
3.16 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Shëndetësi Punë, dhe Mirëqenie Sociale lidhur me P/ligjin për pjesëtarët e UÇK-së;
3.17 Shqyrtimi i mocionit të GP ORA për shkelje procedurale të Rregullores të punës së Kuvendit me rastin e shtyrjes së seancës plenare ;
3.18 Shqyrtimi i kërkesës së kryetares së Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha, për sigurimin e një Zyre;
3.19 Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Mahir Jagcilar, për hapjen e linkut në gjuhën turke në Web faqen e Kuvendit;
3.20 Pyetje parlamentare nga deputeti Berat Luzha, për Kryeministrin Bajram Kosumi;
3.21 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për buxhet që në seancën e radhës të Shqyrtohet Raporti gjashtëmujor i Buxhetit të Kosovës për vitin 2005;
3.22 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për arsim, shkencë , teknologji, kulturë... për lejimin e vizitës zyrtare në Berlin, në organizim të Fondacionit Conrade Adenaur Stiftung;
3.23 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit parlamentar të PDK-së për Interpelancë të kryeministrit të Qeverisë së Kosovës;
3.24 Shqyrtimi i propozimit të Grupit parlamentar të LDK-së lidhur me mundësinë e plotësimit të Raportit të Qeverisë për punën 100 ditëshe;
3.25 Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e tre anëtarëve në Këshillin e Agjencisë kundër korrupsionit;
3.26 Shqyrtimi i propozimit të Komisionit për buxhet për mundësinë e rritjes së pagave dhe shtesave për deputet për vitin fiskal 2006;