Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha për vizitë zyrtare në Itali

, 10.10.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, është nisur sot për një vizitë zyrtare në Itali.

Kryeparlamentari Berisha fillimisht do të vizitojë Vatikanin, ku nesër pritet të takohet me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinal Tarcisio Bertone, si dhe me personalitete të tjera të shquara të Vatikanit.

Në takim me sekretarin e Shtetit, Bertone, kryeparlamentari Berisha do të shpjegojë zhvillimet e fundit në Kosovë dhe do të paraqesë rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Një takim të rëndësishëm, kryeparlamentari Berisha do ta ketë edhe me monsinjor Ivan Diaz, kryetar i komisionit “Propaganda Fide”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të qëndrojë edhe në Milano, ku do të ketë takim me kryetarin e rajonit të Lombardisë, Alberto Fornigoni. Ky takim do të jetë rast për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, përkatësisht investimet e mundshme në Kosovë të këtij rajoni që është rajoni më i zhvilluar ekonomikisht i Italisë.
Kryeparlamentari Berisha për vizitë zyrtare në Itali