Lajmet e fundit
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës
, 12.10.2006
Ndonëse kombinati “Trepça”, për nga resurset natyrore, është një ndër katër kombinatet më të pasur në botë, sot ai nuk është duke funksionuar. Nga gjiganti me gjithsej 22.000 të punësuar, sot mezi që punojnë 2.000 sish. Në të vërtetë, tash e dy muaj, në kombinatin “Trepça” nuk është duke u punuar, qoftë për shkak të shkaqeve objektive, po ashtu edhe për arsye subjektive, edhe pse gjatë periudhës së kaluar gjithsej katër xeherore janë aftësuar për eksploatimin e pasurive natyrore nga këto xeherore. Janë këto vetëm disa nga konstatimet nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, që e kryesoi z. Ibush Jonuzi, kryetar i Komisionit, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës ishte gjendja aktuale në kombinatin “Trepça”. Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e kombinatit “Trepça”, të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit dhe përfaqësuesit nga shtylla IV e UNMIK-ut.
Në mbledhjen e theksuar, ndër të tjera, u tha që kombinati “Trepça”, ndaj investitorëve të jashtëm ka borxh ndërmjet 75-220 milion €, (që në të shumtën e rasteve është krijuar në periudhën 1990-1999), që paraqet një barrë shtesë për punë dhe prodhimtari të rregullt në këtë kombinat. Kur flitet për problemet e këtij kombinati, duhet të theksohet që përkujdesja ndaj punëtorëve që kanë mbetur pa punë viteve të 90-ta, përkatësisht pagesa e mjeteve në para në emër të ndihmës sociale për ta, fuqia punëtore relativisht e moshuar (ka mjaft punëtorë që janë të moshës ndërmjet 55 dhe 60 vjeç), si dhe ndotja e ambientit nga puna e kombinatit, janë ndër problemet shtesë.
Në mbledhjen në fjalë të Komisionit, duke folur për daljen nga kjo situatë e pavolitshme, u tha që në botë ka mjaft të interesuar për blerjen e këtij kombinati, e po ashtu ka edhe të tillë që janë të interesuar për të investuar në zhvillimin e këtij gjiganti të ekonomisë kosovare. Por, siç u dëgjua disa herë nga pjesëmarrësit e mbledhjes, duhet që sa më parë të përcaktohet statusi i këtij gjiganti, në mënyrë që të fillojë puna e rregullt në këtë kombinat.