Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha takoi komunitetin shqiptar në rrethinat e Milanos
, 12.10.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, mbrëmë vonë, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në rrethinat e Milanos, kryesisht kosovarë nga komuna e Vitisë.
Në këtë bashkëbisedim morën pjesë edhe don Losh Gjergji dhe autoritetet lokale të Italisë nga prefektura, komuna, institucionet arsimore dhe fetare të qytetit Leko.
Kryeparlamentari Berisha në këtë bashkëbisedim të ngrohtë shpjegoi para bashkatdhetarëve zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe orientimet e mëtejshme.
Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar bënë pyetje të shumta për çështje nga më të ndryshmet lidhur me Kosovën, siç është çështja e statusit, problemi i Mitrovicës, mundësitë për zhvillim ekonomik, pastaj komunikimet kulturore me vendlindjen si dhe rëndësia e vizitës së autoriteteve nga institucionet e Kosovës.
Kryeparlamentari Berisha premtoi më shumë kujdes për bashkatdhetarët tanë në Itali dhe në vendet e tjera të Evropës dhe u bëri thirrje atyre për investime në Kosovë.
Përfaqësuesit e autoriteteve të pushtetit lokal falënderuan përzemërsisht kryetarin e Kuvendit të Kosovës për këtë vizitë në qytetin e tyre dhe bënë vlerësime të larta për kulturën e sjelljes dhe sensin bashkëpunues që po manifestojnë kosovarët e ardhur në këtë qytet. Ata, mbi të gjitha, lavdëruan interesimin e tyre për kultivimin dhe ruajtjen e familjes.
Pas këtij qëndrimi në Milano, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, sot është kthyer në Romë ku nesër, në Vatikan, do të ketë takimet kryesore të kësaj vizite: me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Tarcisio Bertone, dhe me disa zyrtarë të tjerë të lartë të Selisë së Shenjtë.