Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
, 16.10.2006
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot Projektligjin për sigurinë në komunikacionin rrugor, me Raportin e komisionit funksional- Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion, me amendamente. Vëmendja e diskutuesve u përqendrua posaçërisht në çështjen e shkallës së dënimeve që parashihen me amendamente, përkitazi me thyerjen e rregullave në komunikacion. Për shkak të peshës që ka ky projekt për siguri në komunikacion, sidomos kur është fjala për parandalimin e pasojave më të rënda që marrin edhe jetën e aq shumë pjesëmarrësve në trafik, u vendos që për këtë e çështje tjera që përmban Projektligji të organizohet edhe një shqyrtim tjetër.
Ndërkaq, gjatë shqyrtimit të Raportit të aktiviteteve të ART-së për vitin 2005, Komisioni i rekomandoi Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, që të vërë në rendin e ditës në një seancë të Kuvendit, Raportin e punës dhe atë Financiar të ART-së.