Lajmet e fundit

Takim i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi me stafin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale

, 17.10.2006




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Fatmire Mulhaxha - Kollçaku, kryetare , e komisionit kishte një takim me stafin udhëheqës të departamenteve të Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale, të kryesuar nga Ibrahim Selmanj, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Komisioni u njoftua lidhur me problemet me të cilat ballafaqohet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si: strategjinë për luftimin e varfërisë, kompletimin e infrastrukturës ligjore ,me theks të veçantë Projektligji për Pensionet dhe për Punë, informatat nga shefat e departamenteve lidhur me punët aktuale si dhe realizimin e planeve. Po kështu u bisedua edhe përkitazi me vështirësitë rreth zbatimit të Ligjit për skemën e ndihmës sociale .