Lajmet e fundit
Deputetët Hyseni dhe Berisha morën pjesë në një seminar në Zagreb
, 18.10.2006
Organizuar nga Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian dhe Saborit të Kroacisë është mbajtur në Zagreb një seminar në temën : “ Reforma e sistemit të drejtësisë në vendet e Evropës Juglindore”, në të cilin kanë marrë pjesë parlamentarë nga Shqipëria, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kroacia e Maqedonia dhe Kosova. Në këtë takim nga Kosova kanë marrë pjesë deputetët Hydajet Hyseni dhe Sadudin Berisha.
Në seminarin e drejtuar nga eurodeputetja Doris Pack janë këmbyer përvojat e funksionimit të sistemit të drejtësisë të vendeve në tranzicion, kurse në fund parlamentarët e vendeve të Evropës Juglindore kanë miratuar një deklaratë të përbashkët për funksionimin e sistemit të drejtësisë në të ardhmen dhe balancin ndërmjet pushteteve (legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit).