Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti një grup fëmijësh të komuniteteve nga Programi për Kosovën

, 19.10.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, kishte sot një takim me një grup fëmijësh nga komunitetet e Kosovës, të kryesuar nga Rita Llulla, në kuadër të iniciativës “ Muri i Paqes”. Është ky Program për Kosovën i përbërë nga 16 klube me 360 anëtarë që angazhohen për paqe dhe një të ardhme sa më të lumtur për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë . Ky Program përkrahet nga “World Vission ”.

Duke ju uruar mirëseardhje në ambientet e Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Berisha , u tha fëmijëve se ky është një nga takimet më të rëndësushme të tij, sepse : “ Ju jepni mesazhe të bashkëjetesës dhe të ndërtimit të një të ardhmeje sa më të ndritur në Kosovë dhe në Rajon. Ju përbëni një mozaik të Kosovës, të tillë duhet të jeni, gjithnjë së bashku në mësime , punë dhe institucione. Të gjithë duhet të angazhohemi që Kosova të jetë shembull stabiliteti në Rajon , ndërsa në të gjitha këto angazhime ju do të keni mbështetjen time”, u shpreh Berisha.

Kryeparlamentari Berisha priti një grup fëmijësh të komuniteteve  nga Programi për Kosovën