Lajmet e fundit
Kuvendi i Kosovës në Seancën e mbajtur më 19 tetor 2006, nxori këtë :
, 19.10.2006
DEKLARATË
Kuvendi i Kosovës dënon vendosjen e Kosovës në preambulën e Kushtetutës së ardhshme të Serbisë, si dhe organizimin e referendumit në territorin e Kosovës.
1. Kuvendi i Kosovës veprimin e shtetit Serb e konsideron agresion kushtetues ndaj Kosovës.
2. Kuvendi i Kosovës pret nga grupi i Kontaktit dhe BE-ja që aktin e Serbisë ta vlerësojnë si veprim të njëanshëm, i cili nuk do të ketë ndikim në statusin politik të Kosovës.
3. Referendumi i Serbisë në Kosovë është ilegal për Kosovën prandaj nuk do të ketë efekte juridike. Mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë reflekton pasiguri tek qytetarët e Kosovës. I ftojmë qytetarët serb të Kosovës të integrohen në jetën qytetare, politike, publike e institucionale.
4. Kuvendi i Kosovës është i bindur se argumenti për shtyrjen eventuale të njohjes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës është i pa qëndrueshëm dhe mund t’i ndërlikojë proceset demokratike në Kosovë dhe në rajon. Populli i Kosovës është Sovran dhe duhet të vendos për fatin e tij.