Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha uron qytetarët e besimit islam të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit
, 21.10.2006
Në telegramin e urimit të kryeparlamentarit Berisha thuhet:
“Uroj që parimet e larta të manifestuara edhe më fuqishëm gjatë muajit të Ramazanit, siç janë: mirëkuptimi, toleranca, besimi, ndihma e solidariteti për njërin-tjetrin dhe vullneti i mirë, të bëhen parime të përditshme në jetën e çdo qytetari të Kosovës dhe ndihmesë e realizmit të Kosovës së pavarur dhe të prosperuar.
Me fat Fitër Bajrami të gjithë qytetarëve të besimit islam”, thuhet në telegramin e kryeparlamentarit Berisha.