Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
, 24.10.2006
Komisionit për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot Projektligjin për sigurinë në komunikacionin rrugor, me Raportin e komisionit funksional - Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion, me amendamente. Gjatë shqyrtimit të gjerë, vëmendja e anëtarëve të Komisionit u përqendrua sidomos në çështjen e dënimeve për shkeljet në komunikacion nga ana e ngasësve të automjeteve. Gjithnjë të preokupuar më mënyrat e parandalimit të aksidenteve në komunikacion, Komisioni megjithatë propozoi një shkallë më të ulët të lartësisë së dënimeve, duke marrë për bazë rrethanat materiale , si dhe legjislacionin e Rajonit lidhur me këtë çështje.