Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha konsulton shefat e grupeve parlamentare lidhur me seancën e së premtes

, 01.11.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pasur sot një takim konsultativ me shefat e grupeve parlamentare lidhur me rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare, të cilën kryeparlamentari Berisha e ka thirrur për ditën e premte, më 3 nëntor, në orën 10:00.

Kryetarët e grupeve parlamentare kanë dhënë pëlqimin që seanca të zhvillohet sipas rendit të ditës të miratuar nga Kryesia, më 24 tetor, përfshirë edhe shqyrtimin e Raportit të auditimit për të gjeturat faktike në Kuvendin e Kosovës, heqja e së cilës qe bërë shkas për braktisjen e seancës së 27 tetorit nga deputetët e dy grupeve parlamentare nga radhët e opozitës.

Në takimin me kryeparlamentarin Berisha, shefat e grupeve parlamentare kanë konstatuar se tanimë janë evituar shkaqet e largimit të tyre nga seanca e shkuar plenare e Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Berisha konsulton shefat e grupeve parlamentare lidhur me seancën e së premtes