Lajmet e fundit

Shuk shpreh mirënjohje për progresin në plotësimin e standardeve

, 01.11.2006




Në një takim të shkurtër, që ka pasur zëvendëskryeadministratori i Kosovës, Stiven Shuk, me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ai ia ka dorëzuar kryeparlamentarit një letër, në të cilën shpreh mirënjohje për progresin e shënuar në plotësimin e standardeve nga ana e Kuvendit të Kosovës, përkatësisht të prioriteteve të identifikuara nga grupi i kontaktit në kuadër të programit të standardeve. Në letër më tutje theksohet:”Vërtet është një lajm i mirë që Kuvendi ka pasur mundësi që të aprovojë të tri ligjet e reja brenda afatit të parashtruar nga Grupi i Kontaktit, dhe gjithashtu që Kuvendi vazhdon të trajtojë plotësimin e programit të standardeve si prioritet. Standardet mbesin të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, si qëllime për forcimin e institucioneve të Kosovës dhe ndihmë në kuadër të shërbimeve më të mira për të gjithë qytetarët”. Në letër, po kështu, shfaqet shpresa që të vazhdohet edhe në të ardhmen me arritje të tjera në punën e Kuvendit”.