Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti drejtuesit e Agjensionit Antikorrupsion
, 02.11.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Kolë Berisha, kishte sot një takim me drejtuesit e Agjensionit Antikorrupsion në përbërje :drejtori i Këshillit të Agjensionit, Besim Kelmendi,drejtori i Agjensionit Hasan Preteni, si dhe zëvendëskryesuesi i Këshillit, Habit Hajredini. Në këtë takim u bisedua për ecuritë e deritashme të kompletimit dhe të konsolidimit të kësaj strukture , si dhe për rëndësinë jashtëzakonisht të madhe që ka funksionimi i saj për Kosovën. Në këtë kuadër u fol edhe për mënyrat e kapërcimit të disa vështirësive dhe paqartësive rreth kompensimit buxhetor, të hapësirës së punës dhe pajisjeve teknike të domosdoshme për veprimtarinë e këtij institucioni.