Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 03.11.2006
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës deputetët kanë debatuar shlirshëm për raportin e Zyrës së Auditorit Gjeneral për të gjeturat faktike në Kuvendin e Kosovës.
Në fund të debatit, me shumicë votash është krijuar Komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin financiar në Kuvendin e Kosovës, i cili ka marrë edhe një votë formale nga shumica e deputetëve.
Komisioni përbëhet nga 14 anëtarë. Shefat e grupeve parlamentare janë pajtuar që kryetar i komisionit të jetë deputeti Ferid Agani (Grupi Parlamentar për Integrim), kurse nënkryetarë, Lutfi Zharku (Grupi Parlamentar i LDK-së) dhe Husnija Beshkoviq (Grupi Parlamentar 6+).
Në seancën e sotme ministrat Shatri dhe Dugolli u janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve për Qeverinë e Kosovës.
Debati për punën njëvjeçare (2005), të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, është shtyrë për seancën vijuese, e cila do të mbahet javën e ardhshme.