Lajmet e fundit
Delegacioni i Komisionit për Politike të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë viziton Kosovën
, 07.11.2006
Me ftesë të Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike, nga data 8 deri më 10 nëntor, Kosovën do ta vizitojë një delegacion i Komisionit për Politike të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në përbërje: Preç Zogaj, kryetar i komisionit (PD), Luan Skuqi, anëtar (PD), Kastriot Islami, anëtar (PS), Paskal Milo, anëtar (DS), Neritan Ceka, anëtar (AD) dhe Krenar Hajderi, këshilltar i Komisionit.
Delegacioni pritet të arrijë në Aeroportin e Prishtinës, të mërkurën, më 8 nëntor, në orën 11:45, kurse në orën 16:00 parlamentarët e Shqipërisë do të kenë takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha.
Ditën e enjte, më 9 nëntor 2006, në orën 9:15, delegacioni do të ketë takim me kryetarin e Kosovës, z. Fatmir Sejdiu.
Në orën 10:00 – takim me Komisionin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime në Euroatlantike (salla C 301 kati III, ndërtesa e Kuvendit të Kosovës).
Në orën 16:00 – takim me PSSP-në, z. Joachim Rucker.
Në orën 17:00 – takim me kryeministrin e Kosovës, z. Agim Çeku.
Të premten, më 10 nëntor 2006, në orën 12:15 – delegacioni nga Shqipëria udhëton për në Tiranë (nga Aeroporti i Prishtinës).