Lajmet e fundit
Delegacioni i grave nga Shqipëria në vizitë dyditëshe në Prishtinë
, 07.11.2006
Një grup grash nga Shqipëria kanë arritur në një vizitë dyditëshe në Prishtinë. Qëllimi i kësaj vizite është këmbimi i përvojave lidhur me kuotimin gjinor.
Në përbërje të këtij delegacioni janë Tatjana Parlloku,ndihmëse e Presidentit të Shqipërisë, Drita Teta, koordinatore e programit “ Gratë mund t’ ia arrijnë”, Xhulieta Jaho, kryetare e Gruas Republikane, Zhaneta Harka, kryetare e Gruas Socialdemokrate, si dhe përfaqësuese tjera nga subjektet politike dhe nga Lëvizja e gruas. Ky aktivitet realizohet sipas programit ” Gratë mund t’ ia arrijnë”, i financuar nga Qeveria e Norvegjisë, në kuadër të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Gjatë vizitës u realizuan disa takime me gratë parlamentare nga Kosova , me përfaqësuese të Qeverisë që kanë të bëjnë me probleme gjinore, si dhe me përfaqësuese të shoqërisë civile.