Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa

, 08.11.2006




Komisionit për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi Projektligjin për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri, me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, me amendamente, Projektligjin për mbrojtjen e bimëve me raportin e komisionit funksional - Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente, si dhe Projektligjin për pajisjet nën presion, me raportin e komisionit funksional - Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion, me amendamente. Komisioni konstatoi se këto projektligje nuk kanë implikime buxhetore, ndaj i përkrahu ato, duke i dhënë në procedim të mëtejmë në Kuvend.
Mbledhja e Komisionit Parlamentar  për Buxhet dhe Financa