Lajmet e fundit

Komisioni për Siguri vizitoi SHPK-në

, 08.11.2006




Në kuadër të kompetencave që ka Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës për ushtrimin e kontrollit parlamentar ndaj sektorit të sigurisë në Kosovë, sot anëtarët e këtij komisioni të pritë nga kryetari Naim Maloku i kanë bërë një vizitë punë Drejtorisë së Standardeve Profesionale të SHPK-së. Të pranishëm në këtë dëgjim ishin edhe përfaqësues të OSBE-së dhe Shoqërisë Civile (KIPRED).

Fillimisht Komisioni u prit nga Zv.komisari i SHPK-së Gjeneral–Major Sheremet Ahmeti, i cili pasi shprehu falënderimin për vizitën, i njoftoi anëtarët e komisionit me punën e policisë.

Kolonel Izet Azizi, drejtor i Drejtorisë për Standarde Profesionale, i ka njoftuar anëtarët e Komisionit me punën dhe aktivitetet e Drejtorisë, kurse pastaj u është përgjigjur pyetjeve të mysafirëve për çështje të ndryshme që ndërlidhen me Drejtoratin.

Si Gjeneral Ahmeti ashtu edhe Kolonel Azizi, u shprehen të gatshëm të informojnë Komisionin për aktivitetet dhe të arriturat e tyre. Anëtarët e Komisionit u zotuan, ndërkaq, të jenë më afër kërkesave dhe aktiviteteve të SHPK-së në kuadër të kompetencave dhe obligimeve të Komisionit.