Lajmet e fundit

Komisioni Hetimor Parlamentar mbajti mbledhjen e tij themeluese

, 13.11.2006




Komisioni Hetimor Parlamentar për të gjeturat faktike në Kuvendin e Kosovës (nga Raporti i Auditorit Gjeneral), ka mbajtur sot mbledhjen e tij themeluese dhe ka miratuar në parim dokumentet e punës dhe të fushëveprimit: Rregulloren e punës dhe planin e veprimit. Këto dokumente u janë dërguar mekanizmave që e mbështesin Kuvendin, si: OSBE-së, Institutit Nacional Demokratik (NDI) dhe Projektit për mbështetje Kuvendit të Kosovës. Pas vërejtjeve që do tu bëhen, dokumentet do të miratohen në mbledhjen vijuese të Komisionit.

Po në këtë mbledhje është krijuar edhe Nënkomisioni koordinues organizativ (nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare), i cili ka për detyrë të organizojë mbledhjet e Komisionit Hetimor dhe të propozojë çështje për shqyrtim.

Të gjitha vendimet në mbledhjen e sotme janë marrë me konsensus të anëtarëve të Komisionit Hetimor, i cili do të mblidhet dy herë në javë, për ta përfunduar punën deri më 31 dhjetor të këtij viti, pos nëse (me ndonjë vendim të ri të Kuvendit) zgjerohet mandati i komisionit dhe zgjatet periudha kohore e përfundimit të hetimit parlamentar.

Komisioni është zotuar se do të punojë në mënyrë të paanshme dhe do të sigurojë transparencë optimale brenda kornizës ligjore.

Komisioni Hetimor Parlamentar mbajti mbledhjen e tij themeluese