Lajmet e fundit
Projekti për Mbështetje të Kuvendin e Kosovës synon reformimin e administratës së Kuvendit në drejtim të funksionalitetit dhe të efikasitetit
, 16.11.2006
Projekti “Mbështetje e Mëtejme për Kuvendin e Kosovës”, i financuar nga Agjencioni Eropian për Rindertim dhe i implementuar nga katërkatër parlamente evropiane, që nga fillimi i këtij viti, ka thelluar bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës për reformimin e administratës së Kuvendit, Rregullores së Punës të Kuvendit të Kosovës, njohjen me praktikat e mira të punës së komisioneve dhe komunikim më të mirë me qytetarë. Projekti, tanimë ka hyrë në një fazë të re, me planin e reformimit të administratës së Kuvendit (hap pas hapi), me qëllim të ngritjes së efikasitet dhe përgatitjes së Kuvendit për rolin e tij të rëndësishëm që ka për të ardhmen, si institucion qendror demokratik i vendit. Në këtë fazë të re, udhëheqësi i ri i Projekti është emëruar z. Hugues de Courtivron, i cili ka karrierë të pasur ushtarake, diplomatike dhe civile në rajonin e Ballkanit dhe për çështje që kanë të bëjnë me të.
De Courtivron ka qenë i angazhuar në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë, si gjeneral brigade (që nga viti 1994) , kurse nga viti 2003 ka punuar si ekspert civil. Ai ka qenë udhëheqësi i stafit në misionin e UNPROFOR-it në Sarajevë (1994) dhe gjeneral brigade në KFOR (2001/2002). Pas pensionimit ka punuar si drejtor rajonal në misionin e OSBE-së në Tuzlla, dhe pastaj edhe si ekspert (në rol të konsulentit) në Qendrën për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), në Gjenevë.
Ai ka kualifikim në shkenca politike, në punën me parlamente dhe komisione parlamentare, në histori, komunikim dhe analiza strategjike. Është i martuar dhe është baba i dy fëmijëve.
Sprova e tij e parë në projektin për Mbështetje Kuvendit të Kosovës ishte seminari për deputetë dhe staf civil të Kuvendit në temën: Mbikëqyrja parlamentare e procedurave qeveritare, tash dhe pas statusit”, mbajtur ditë më parë në Prishtinë.